Dy Bugatti Chiron Super Sport identike, një miliarder amerikan vendosi t’ia bënte dhuratë vetes dhe gruas së tij. Dy hipermakinat dallohen vetëm nga ngjyra e tyre e veçantë, pasi teknikisht janë saktësisht të njëjta me W16 tetë litra që prodhon 1600 kuaj fuqi. Zonja zgjodhi “L’ aura” të kuqe për të sajën dhe zotëria një “Compt de fondre” blu e thellë, ndërsa çmimi total që ata paguan për dy Bugatti arriti në 8.000.000 euro.
Amerikani dhe gruaja e tij jetojnë në një vilë super luksize dhe të dy janë adhurues të industrisë së famshme franceze të automobilave. Rikujtojmë se disa muaj më parë supermakina konceptuale me katër dyer e Bugatti, EB112, festoi ditëlindjen e 30-të. Tre dekada më parë, industria s automobilave dëshmoi prezantimin e modelit Bugatti EB112 në Motor Show në Gjenevë të mbajtur në mars 1993. Me dizajnin e tij të guximshëm dhe veçoritë revolucionare, EB112 la një ndikim të qëndrueshëm që ndihet ende 30 vjet më vonë.
Megjithëse nuk arriti kurrë në fazën e prodhimit serik, trashëgimia e saj mbetet si një simbol i inovacionit dhe aftësisë së dizajnit të markës me trupin prej alumini dhe shasinë e fibrës së karbonit, të cilat i ndan me EB110 sportiv. Edhe pse fillimisht u prit me komente të ndryshme për shkak të estetikës së tij jokonvencionale, makina me katër dyer shpejt fitoi vlerësime, ku revistat e quajtën “makina më e bukur në botë”.