Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Dy amvisa të dëshpëruara e plot stil si Victoria Beckham dhe Eva Longoria!

Vetëm Victoria Beckham mund të duket stil me pizhame dhe këtë na e dëshmoi përmes postimit të fundit në Instagram. Bashkëshortja dhe stilistja e futbollistit, David Beckham postoi një foto nga takimi me miken e saj të mirë, Eva Longoria dhe ishte mishërimi i elegancës me setin e pizhameve “Midnight-Blue White” nga marka e saj e modës.

Victoria kishte veshur një palë pizhama me vija dhe inicialet e emrit të saj të qëndisura në xhep, duke e kombinuar atë me një palë syze dielli të zeza të mëdha dhe pantofla të rehatshme. 48-vjeçarja ka shkruar në dixhiturën e foto se:

Dy amvisa të dëshpëruara flasin me njëra-tjetrën. Të dua @EvaLongoria.

Ato të dyja janë ulur krah për krah dhe duket se po shijojnë kafen e tyre. Aktorja e njohur dhe mikesha e ngushtë e familjes Beckham, Eva Longoria, kishte veshur gjithashtu një set pizhamesh nga Victoria Beckham, prej mëndafshi 100% me stampa.

Rikujtojmë, se së fundmi David Beckham ka folur për zakonet e bezdisshme që ai dhe Victoria nuk i pëlqejnë njëri-tjetrit. Ish-futbollisti u bashkua me shokun e vjetër dhe shokun e skuadrës Gary Neville për një bisedë. Gjatë një pyetje të fansave në The Overlap, ylli i futbollit u pyet për zakonet e bezdisshme që ai ka që Victoria nuk mund t’i durojë.

Unë e kam këtë, asaj nuk e pëlqen. Nuk e kam bërë gjithmonë, ndoshta për 15 vitet e fundit.

Victoria Beckham së fundmi ka këmbëngulur se dëshira për të qenë e dobët është një “qëndrim i modës së vjetër”, pasi kaloi pjesën më të madhe të rinisë së saj duke mbajtur një fizik jashtëzakonisht të hollë. Duke folur për besimin e trupit dhe regjimin e fitnesit në revistën “Grazia”, 48-vjeçarja ‘përqafoi’ idenë se gratë moderne duan të duken të shëndetshme dhe të lakuara.