Bota Health & Beauty

Dy amerikanë fituesit e Nobelit për Mjekësinë 2024!

Çmimi Nobel në Mjekësi iu dha amerikanëve Victor Ambros dhe Gary Ruvkun për zbulimin e tyre të mikroRNA-së, një parim themelor që sistemon mënyrën se si rregullohet aktiviteti i gjeneve. Asambleja e Nobelit tha se zbulimi i tyre “po provonte të ishte i një rëndësie themelore për mënyrën se si organizmat zhvillohen dhe funksionojnë”.

Vitin e kaluar, çmimi iu dha dy shkencëtarëve që zbuluan teknologjinë mRNA për vaksinat kundër koronavirusit, Katalin Kariko dhe Drew Weissman. Përmes kësaj teknologjie, e cila kishte qenë eksperimentale para pandemisë, u krijuan  vaksina për miliona njerëz në botë. Tanimë, synimi është që ajo të përdoret edhe për sëmundje tjera, përfshirë kancerin.

Laureatët kanë kontribuuar në nivel të pashembullt për zhvillim të vaksinës, në kohën e përballjes me një prej rreziqeve më të mëdha për shëndetin e njerëzve në kohët moderne.

Thomas Perlmann, sekretar i Asamblesë së Nobelit, njoftoi çmimin dhe tha se të dy shkencëtarët ishin “të befasuar”  kur ai i kontaktoi pak para shpalljes së fituesit. Vaksinat me një teknologji të tillë e trajnojnë sistemin imunitar në mënyrë që të njohë e të luftojë viruset apo bakteret. Teknologjia tradicionale për prodhimin e vaksinave është bazuar në viruse të ngordhura apo të dobësuara, por mRNA-ja solli një qasje krejt ndryshe.

Gjatë pandemisë, këtë risi e përdorën për vaksinat e tyre  kompanitë Moderna e Pfizer/BioNTech. Kariko dhe Weissman kanë punuar në Universitetin e Pensilvanisë në Shtetet e Bashkuara. Tashmë pritet të shpallen fituesit e çmimit Nobel për Fizikën e më pas me radhë.