Aktualitet

Dy aksidente rrugore me një viktimë e një të plagosur orët e fundit në vend!

Aksidentet vazhdojnë të përgjakin rrugët e vendit. Një viktimë dhe një i plagosur në më pak se 24 orë. Mbrëmë rreth orës 22:20 minuta, në aksin Shkodër-Velipojë, një 54-vjeçar humbi kontrollin e motomjetit që drejtonte e për fat të keq ndërroi jetë, duke mos i mbijetuar plagëve të marra kur doli jashtë rruge. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 22:20, kur 54-vjeçari Z. L., 54 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij pa targa, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Ai nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Sot në orët e para të mëngjesit, në segmentin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, një makinë me drejtues një 42 vjeçar u përplas me një mjet bujqësor që drejtohej nga një shtetas i moshës 58 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa nisën hetime për sqarimin e rrethanave.

Krujë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit në segmentin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. Sh., 42 vjeç, është përplasur me një mjet buqësor me drejtues shtetasin Q. S., 58 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Në mot me shi dhe me reshje dëbore, përdoruesit e rrugës këshillohen nga autoritetet që të tregojnë kujdes të veçantë kur drejtojnë mjetet e tyre, pasi edhe lagështira rrit rrezikun e aksidenteve.

Për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme referuar Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Moti parashikohet të vijojë me vranësira e deri në mesditë ka reshje shiu. Temperaturat luhaten në vlerat nga 1 në 17 gradë celcius.

Qyteti i Vlorës është përfshirë nga shira, ndërsa reshje dëbore ka në lartësitë 800 metra mbi nivelin e detit. Në Qafën e Llogorasë, punojnë borëpastrueset për hapjen e rrugës.