Aktualitet

Dy aksidente me 1 viktimë e 2 të plagosur në Fushë-Arrëz e Lushnjë!

Aksident rrugor me vdekje në Fushë-Arrëz. Rreth orës 07:30 të mëngjesit, në aksin Kryezi-Iballë, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”, një shtetas 40 vjeç duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe makina doli nga rruga.  Për shkak të dëmtimeve, shoferi ndërroi jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Fushë Arrëz/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”, shtetasi Sh. Ll., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi Sh.Ll ka humbur jetën.   Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnjë në kryqëzimin e Savrës. Duke udhëtuar për në Lushnjë, një motoçikletë përplasi një kalimtare, e cila ecte në autostradë për të shkuar te hapësira ku zakonisht qëndrojnë udhëtarët. I lënduar mbeti dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Riza Çela banues në Ngurrëz, i cili shkonte në Lushnjë ku shiste qumësht.

Mësohet se që të dy personat e lënduar ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Banorët e Savrës shprehen se duhet eliminuar barriera e hekurt anësore pasi është një burim aksidentesh rrugore. Në vendin tonë, aksidentet janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit dhe sidomos gjatë sezonit veror shënoheshin mesatarisht 13 në ditë nga 11 që kanë qenë më parë.