“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
Epo mesa duket diçka po bluhet këto ditë dhe ne po e nuhasim. Ndoshta “Dancing With the Stars 3” mund të nisë së shpejti me sezonin e ri televiziv e përgatitjet duket se kanë nisur. Për këtë na ka bërë të dyshojmë një Instastory e ish-banores së “BBV3”, këngëtares Vesa Smollica, e cila ka postuar një video duke kërcyer me balerinin profesionist Luixhino Hala në një nga skenat e Top Channel, kërcim i cili duket si performanca e klipit prezantues të konkurrentëve të “DWTS”.
Ndoshta konkurrentë të rinj mund të jenë edhe ish-banor të tjerë të “BBV3”, për këtë na mbetet vetëm të presim dhe të jemi vigjilent…
View this post on Instagram
Mes emocionesh të pabesueshme, lotësh dhe një pune të palodhur prej javësh tashmë, Enxhi Nasufi dhe partneri i saj, Silvesteri u shpallën fituesit e edicionit të dytë të “Dancing With The Stars” në Top Channel.