Celebrities Gossip Showbiz

Dwayne Johnson me një perspektivë të re për t’u bërë president i SHBA-ve?!

Aktori i njohur Dwayne Johnson po mendon seriozisht t’i futet politikës. Një sondazh i fundit zbuloi se 46% e të anketuarve do të mbështesnin kandidaturën e The Rock për president të SHBA-ve. Duke folur për “PEOPLE” aktori i “Hobbs & Shaw” pranoi se ai nuk është i sigurt nëse do të ketë durimin të merret me politikë dhe politikanë por e konsideroi si një nder pyetjen.

Unë e dua në thelb vendin tonë dhe i jam mirënjohës pafundësisht për mundësitë që kam pasur këtu, pasi si një fëmijë gjysmë i zi, gjysmë-samoan isha në gjendje të punoja dhe të më hapeshin vetë dyert. Në shumë mënyra, unë i jam borxhli vendit tonë të madh.

Pavarësisht se më parë nuk kishte aspirata politike, Johnson shtoi:

Por kur 46% e amerikanëve thonë se janë pro që unë të bëhem president, kjo më detyron të qëndroj me përulësi dhe me respekt, të dëgjoj dhe të mësoj.

Johnson ka bërë një rrugë të gjatë që kur bëri një emër në WWE dhe tani duke rritur kompaninë e tij të prodhimit “Seven Bucks”, linjën e tequila “Teremana”, markën e pijeve energjike “Zoa” dhe partneritetin “Under Armour”.

Çdo sipërmarrje thjesht duhet të përputhet me bindjet e mia personale. Ajo që është më e rëndësishmja është kur njerëzit do ta shijojnë atë dhe do të marrin disa përfitime nga ajo.

Duke parë prapa e duke kujtuar fëmijërinë e tij të vështirë, Johnson tha se vështirësitë dhe diskriminimi me të cilin përballej vetëm e përforcuan vendosmërinë e tij për t’u bërë gjithçka që ai dëshironte.

Kur nuk isha në Hawaii, unë zakonisht isha kryesisht në Jug. Dhe në atë kohë duke u rritur, ju hasni diskriminim. Ju hasni diskriminim në vendin e punës. Por unë gjithmonë kam qenë i mendimit që nuk nuk mund të ndryshoj mënyrën se si dukem. Unë kam lindur me këtë ngjyrë dhe jam ai që jam. Pra, gjëja më e mirë që unë mund të bëj është të kontrolloj veten, të punoj dhe nëse dikush pastaj vazhdon të zgjedhë të diskriminojë kundër meje, kjo është punë për ta.

Rikujtojmë se, Johnson është i martuar me Lauren Hashian dhe ka tre vajza, Jasmine, 5-vjeçe, dhe Tia, 3-vjeçe, dhe 19-vjeçaren Simone.

Unë jam një djalë me fat që ndodhem në pozicionin në të cilin ndodhem. Rreth çdo cepi, nëse ka diçka që unë mund të bëj për të krijuar një mundësi për dikë për të punuar, për t’u kujdesur për familjen e tyre, për të jetuar ëndrrën e tyre, kjo është lloji i gjërave që kanë rëndësi.