Aktualitet

Durrësi plot! Dyndje turistësh në qytetin bregdetar, rëndohet trafiku!

Fundjava ka sjellë një fluks të lartë pushuesish drejt plazheve të Adriatikut, duke shkaktuar trafik të ngarkuar në rrugët përgjatë bregdetit.

Në kulmin e sezonit turistik, hotelet dhe restorantet po mirëpresin një numër të madh pushuesish vendas, nga Kosova, si dhe turistë të huaj. Ndërsa plazhet mbushen me pushues, siguria është prioritet.

“Jemi nga Austria dhe nuk kemi qenë më parë në Shqipëri. Miqtë na treguan se këtu plazhi dhe njerëzit janë shumë të këndshëm. Dhe vërtet kështu është, po shumë trafik dhe infrastrukturë jo e mirë, po njerëzit shumë të mirë dhe plazhi afër qytetit. Ndjehemi të sigurtë, po jo dhe aq sepse nuk kemi parë ndonjë baywatch këtej rrotull”, deklaroi austriakja.

Me fluksin e lartë të turistëve, siguria në plazhe duhet përforcuar. Edhe pse kullat e vrojtimit janë të pranishme, pak vrojtues qëndrojnë aty për të monitoruar situatën dhe ndërhyrë në rast emergjence.