Aktualitet Sport

Durrës/ Mbërrijnë varkat e para me vela, spektakël në det nga Marina Ushtarake Italiane!

Mbërrijnë në brigjet e Durrësit varkat me vela. Ndryshe nga sa ishte premtuar mbërritja e tyre më 6 korrik, pasditja e së dielës solli varkat me vela në Durrës.

Për herë të parë Durrësi përfshihet në Xhiron e Velave të Italisë, event ky i Marinës Ushtarake Italiane.

Gara ka nisur nga Xhenoa dhe varkat me vela do të ndalojnë në 10 qytete turistike, 9 prej tyre në Itali dhe për herë të parë, ndalesë e këtij turi bëhet dhe një qytet shqiptar, Durrësi.

Afro 30 varka me vela, pjesëmarrëse në këtë tur, do të mund të admirohen nga shëtitorja bregdetare “Taulantia”, ndërsa ceremonia e mikpritjes është parashikuar të zhvillohet mbrëmjen e së dielës në shëtitoren bregdetare.

Në fillimjavë, varkat me vela do të largohen nga Durrësi për të vijuar xhiron e tyre, drejt ndalesës së radhës në Itali. Janë 10 etapa për ekipet që garojnë në kategoritë Offshore, Inshore dhe Boards.

Ky event sportiv i shërben edhe promovimit të turizmit dhe bukurive të Durrësit dhe Shqipërisë.