Celebrities Gossip Showbiz

“Duket si përbindësh dhe ka shumë operacione plastike…”/Pamja e Miss-it në Rusi shkakton polemika!

34-vjeçarja Natalya Oskar, u shpall së fundmi vajza më e bukur në konkursin “Miss Beauty” në Rusi, por u “masakrua” me komente negative në internet pas publikimit të një fotoje menjëherë pasi mori kurorën.

Komentuesit nuk kanë treguar aspak mëshirë ndaj saj, ndërsa organizatorët reaguan duke publikuar foto të tjera të 34-vjeçares dhe thanë se fotoja e parë nuk është kapur nga këndi i duhur. Shumë talleshin me buzët e saj të mëdha të kuqe, ballin e yndyrshëm dhe grimin e rëndë dhe shprehën se ajo kishte bërë shumë operacione plastike.

“Duket se botoksi rus nuk funksionon me sukses. Duket më shumë si një lloj përbindëshi,”-tha një përdorues në një postim në Twitter. Ndërkohë, “Daily Mail” shkruan se është zbuluar se Natalya ishte bashkëshortja e sponsorit kryesor të konkursit. Bashkëshorti i saj është një miliarder dhe quhet Roman Bezmaternykh.

Konkursi “Miss Russia”, u bë më gjithëpërfshirës këtë vit duke pranuar gra më të shkurtra dhe modele plus-size.