Celebrities Gossip Showbiz

“Dukesh e vjetër”, Kylie Jenner shpërthen në lot pas komenteve të fansave!

Kylie Jenner është përlotur së fundmi nga komentet e fansave mbi pamjen e saj fizike. Ajo bashkë me Kendall Jenner u sprehën në episodin e ri të “The Kardashians”, të titulluar “Baby Rocky”, se familja e tyre është sulmuar vazhdimisht pvr shumë çështje të ndryshme kryesisht mbi pamjen fizike.

26-vjeçarja u shpreh e lotuar se ndihet shumë keq kur fansat i bëjë komente të tipit ” je plakur” ose “dukesh më e madhe”.

Është një mrekulli që unë kam ende vetëbesim dhe mund të shikohem në pasqyrë dhe të mendoj se jam e bukur…Njerëzit kanë folur për pamjen time që kur isha 12, 13 vjeçe. ‘Dukesh e vjetër’, është komenti që shoh nën çdo postim…

Ndërkaq, themeluesja e markës “Kylie Cosmetics” mendon se mamaja e saj Kris Jenner është anëtarja ‘më qesharake’ e familjes së saj. Në fillim të këtij viti Kylie përdori rrjetet sociale për t’u dhënë fansave një paraqitje të shkurtër të rutinës së saj të mëngjesit për vogëlushët e saj.