Efi Dhedhes ka qenë padyshim një nga protagonistet e këtij edicioni të dytë të ‘Big Brother VIP 2’ që arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. E komentuar në rrjet për lojën e saj brenda shtëpisë, raportet me Luizin, e padyshim edhe për jetën e saj private.
Ndonëse tashmë një personazh i njohur, Efi ka zgjedhur që të mbaje larg vëmendjes publike familjen e saj dhe të dashurin e saj, identitetin e të cilit akoma nuk e ka bërë publike. Por mesa duket se ajo i ka “thyer rregullat” dhe së fundmi ka publikuar në “Instagram” një foto me nënën e saj, teksa ndodheshin në shtëpi së bashku.
Së fundmi Efi ka qenë e ftuar në një event dhe nga postimet e saj në Instastory, ndjekësit kanë vënë re barkun e saj paska të rrumbullakosur dhe kanë aluduar se bukuroshja është shtatzanë. Mirëpo nuk zgjati shumë, pasi menjëherë Efi ka postuar një video në Instastory, teksa ka regaur lidhur me këtë duke mohuar këto thashetheme dhe duke u shprehur se thjeshtë ka venë bark për shkak të disa kileve të tepërta që ka marrë.