Ish-kryeministri i Britanisë, Boris Johnson bëri një tjetër deklaratë të fortë, ku këtë herë lidhet me shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth në vitet e fundit të jetës së saj .
Sipas tij, Mbretëresha vuante nga ‘kanceri në kocka’. Në një fragment nga kujtimet e tij, Unleashed, që do të publikohet muajin e ardhshëm, ish-kryeministri shkruan, se ai e dinte se “Mbretëresha kishte një formë kanceri të kockave”.
Është hera e parë që një anëtar i rangut të lartë të skenës politike në Britani i referohet shkakut të mundshëm të vdekjes së saj. Certifikata e saj e vdekjes deklaron zyrtarisht “pleqërinë” si shkak.
Zbulimi është shumë i pazakontë në jetën publike britanike. Shëndeti i mbretëreshës ka qenë një sekret i ruajtur nga afër gjatë mbretërimit të saj dhe informacioni për takimet midis Kryeministrit dhe Mbretëreshës zakonisht mbahet konfidencial.
Duke kujtuar takimin e tij të fundit me Mbretëreshën, Johnson shkruan se ajo “dukej e zbehtë dhe e përkulur, duart dhe kyçet e saj të mavijosura, ndoshta nga injeksionet”.