Celebrities Gossip Showbiz

Duke urinuar në tualet, fotoja e Loredanës dhe Karim Adayemi bëhet virale në rrjet!

Prej disa kohësh, reperja e njohur Loredana Zefi është duke shijuar romancën e saj me futbollistin e talentuar gjerman, Karim Adeyemi. Dyshja është shfaqur vazhdimisht në postime të ndryshme në rrjetet sociale ku shihen pranë njëri-tjetrin, shumë të dashuruar.

Së fundmi Loredana ka postuar në Instagram disa foto me partnerin e saj, ,ku nuk ka shpëtuar pa u vënë re një prej tyre. Është bërë mjaft virale në rrjet një foto e tyre teksa Loredana duket duke kryer nevoja personale në tualet ndërsa Karim duke larë dhëmbët, një moment që ka habitur ndjekësit. Kjo na kujtoi një foto të Kourtney Kardashian që Travis Barker postoi pak kohë më parë.

Epo ndoshta ky mund të bëhet një trend i ri për çiftet…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Tashmë Mozzik e ka lënë pas të shkuarën dhe ndarjen nga Loredana, pasi reperi është në një romancë të re. Përmes disa postimeve duket se Mozzik është në një lidhje me vajzën e deputetit Lutfi Haziri, Lotina Haziri. Së fundmi i ftuar në një intervistë Mozzik ka folur për albumin e ri dhe jetën personale, ku është shprehur se partnerja e tij e re Lotina është gjëja më e bukur që i ka ndodhur këto 28 vite jetë.