Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Duke shkëmbyer puthje në Paris, Emily Ratajkowski ndez thashethemet për një lidhje me aktorin e njohur!

Parisi, qyteti i dashurisë padyshim që krijoi sërish një skenë mjaft romantike për një takim të zjarrtë mes Emily Ratajkowski dhe aktorit dhe komedianit francez Stéphane Bak. Në vendin ku romanca lulëzon në çdo cep, ky çift i dha një kthesë të fortë atmosferës pariziane.

Supermodelja e cila ka qenë në një lidhje me Eric André, DJ Orazio Rispo, madje edhe Harry Styles që nga ndarja me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard vitin e kaluar, e gjeti veten të mahnitur nga sharmi i yllit francez.

Stéphane, në moshën 27-vjeçare, fitoi famë si “komediani më i ri në Francë” në moshën 16-vjeçare, falë performancës së tij të spikatur në klubet pariziane. Përveç karrierës së tij të suksesshme në stand-up, Stéphane ka zbukuruar ekranin duke shfaqur edhe në filma si “Team Spirit”, “Alone” dhe “Elle” me regji të Paul Verhoeven.

Sidoqoftë, zbulimi i tij më i madh arriti kur luajti në kryeveprën e Wes Anderson të vitit 2023, “Asteroid City”, së bashku me Scarlett Johansson dhe Tom Hanks.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata)

Edhe për shkak të joshjes romantike dhe atmosferës që ofron qyteti i Parisit, ato shkëndijat e Emily dhe Stéphane nuk mund të mohoheshin. Imazhet që kanë arritur të sigurojnë paparacët kanë japur edhe momentin e shkëmbimit të një puthje mjaft pasionante mes çiftit. Fansat e këtij çifti të ri janë tashmë të mbushur me emocione rreth këtij momenti. Ata madje po kërkojnë një takim me Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, të cilët janë miq me Stéphane.