Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Prej ditës së djeshme një sfidë nga Vëllai i Madh ka ardhur për banorët. Të ndarë në dy grupe banorët duhet të lidheshin me spango me njëri-tjetrin derisa të mbaronte sfida. Vështirësia më e madhe ishte tualeti, pasi në asnjë rast banorët nuk duhet të shkëputeshin nga njëri-tjetri dhe një moment që mori vëmendjen ishte Juli dhe grupi i tij, të cilët konsumuan ushqimin në pjatë jashtë derës së tualetit .
View this post on Instagram
Ndarja e punëve të shtëpisë është bërë një problem mes banorëve dhe ende nuk kanë gjetur liderin e duhur, për ta rregulluar këtë situatë. Pas Drinit, Ilnisës, Eglës, ende nuk u gjet një organizim i duhur i punëve të shtëpisë e këtë herë me shumicë votash banorët zgjodhën Erjolën si lidere.