Tech

Duke filluar nga muaji i ardhshëm lojërat Xbox do të shiten direkt përmes aplikacionit Xbox në Android!

Microsoft ka njoftuar se duke filluar nga nëntori, përdoruesit mund të luajnë dhe blejnë lojëra Xbox direkt nga aplikacioni Xbox në Android. Ky njoftim vjen nga presidentja e Xbox, Sarah Bond, e cila, në një postim në X, tha: “Vendimi i gjykatës për të hapur dyqanin celular të Google në SHBA do të lejojë më shumë zgjedhje dhe fleksibilitet”.

“Misioni ynë është të lejojmë më shumë lojtarë të luajnë në më shumë pajisje, kështu që ne jemi të kënaqur të ndajmë se duke filluar nga nëntori, lojtarët do të jenë në gjendje të luajnë dhe të blejnë lojëra Xbox direkt nga aplikacioni Xbox në Android”. Pavarësisht disa paqartësive, vendimi i Microsoft për të shitur lojëra Xbox direkt nga aplikacioni i tij Xbox në Android është i mirëpritur.

Microsoft po planifikon për të investuar 4.3 miliardë euro gjatë dy viteve të ardhshme për të forcuar Inteligjencën Artificiale dhe infrastrukturën cloud në Italinë veriore. Microsoft tha në një deklaratë se investimi do të ishte më i madhi i kompanisë amerikane në Itali deri më tani. Ai do ta bëjë rajonin në Itali Veriore një nga qendrat më të mëdha të të dhënave të Microsoft-it në Evropë, duke punuar si një qendër e të dhënave gjithashtu për Mesdheun dhe Afrikën veriore.

Kryetari i Microsoft, Brad Smith u takua me kryeministren Giorgia Meloni në Romë duke shtuar se qeveria mirëpriti një investim që do të forconte rolin digjital të Italisë në Mesdhe. BlackRock dhe Microsoft njoftuan muajin e kaluar një fond me vlerë më shumë se 30 miliardë dollarë për të investuar në qendrat e të dhënave të fokusuara në AI, zinxhirët e furnizimit të AI dhe burimet e energjisë, duke thënë se fillimisht do të shikohej tregu i SHBA-së dhe më pas vendet partnere të SHBA-së.