Celebrities Gossip Showbiz

Duke e mbajtur në krahë dhe me foto nga shtrati, ja si e uroi Jori Delli për ditëlindje të dashurin e saj Fred De Palma!

Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të ‘BBV 2’ edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Jo vetëm për hiret e saj trupore, por dhe për lojën gjatë pjesëmarrjes së saj në spektakël, bukuroshja arriti të bëhet kryefjalë e mediave. Jo vetëm brenda shtëpisë së ‘BBV’, por dhe jashtë saj u përfol mjaft.

I dashuri  i Jorit, Fred De Palma, feston sot ditëlindjen dhe mbush 34 vjeç. E me rastin e kësaj dite të veçantë, Jori ka mbledhur momentet më romantike me të dashurin dhe i ka postuar në Instastor, ku dhe ka shkruar urimin e saj për të duke i shprehur edhe dashurinë për të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jori 🧿🧿🧿 (@joridelli)

Pavarësisht se ende nuk është konfirmuar nëse Jori është fejuar, ajo që ka surprizuar publikun ditën e djeshme është fakti se nëna e modeles dhe i dashuri i saj, janë parë së bashku duke gatuar në kuzhinë, ushqim tradicional shqiptar. Jori ka publikuar një video të profilin e saj të Instagramit, ku shihet nëna e saj dhe bukuroshja brune e pyet se nëse është realizuar ëndrra e saj.