Celebrities Gossip Showbiz

Duke drekuar së bashku, Luiz Ejlli poston foton me familjen e Kiara Titos!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Luizi shpesh herë poston foto nga përditshmëria e tij e ditën e sotme ka postuar një foto në Instastory, ku ka treguar se ka drekuar me Kiarën dhe familjen e saj. Luizi shpesh herë poston foto me familjen e Kiarës, ku duket se kalojnë shumë kohë bashkë dhe se kanë marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Kiara ka zbuluar disa momente të tjera nga festa e organizuar për përvjetorin e martesës së prindërve të saj. Në një video të postuar kemi zbuluar se në familjen e tyre, jo vetëm Luizi është këngëtar, por edhe babai i Kiarës është i talentuar në muzikë dhe shihet duke kënduar dhe duke i rënë kitares.