Celebrities Gossip Showbiz

“Duke bërë dashuri…”, çfarë ka nënkuptuar Enca me këto fjalë?

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Ka kaluar shumë kohë tashmë që kur Enca ka publikuar një projekt muzikor dhe duket se tashmë ka nisur nga puna për një këngë të re. Këtë na e ka treguar vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instastory, ku ka postuar një foto të një mikrofoni dhe duket se ka nisur me rregjistrimin e këngës. Krahas fotos Enca ka shkruar “Duke bërë dashuri” e duket se për të muzika vazhdon të jetë dashuria e saj.

Enca shpesh poston foto dhe video shumë provokuese në Instagram dhe mund të themi se vazhdon të bëjë shumë bujë, ashtu siç vetë ajo di. Së fundmi bukuroshja ka postuar veten nga shtrati, teksa sapo është zgjuar nga gjumi shfaqet pa rroba, por e mbuluar me një çarçaf. Tashmë jemi mësuar me të tilla postime nga Enca edhe pse gjithmonë këngëtarja arrin ta çmend rrjetin.