Sport

Duka: Triumfi ndaj Greqisë nuk harrohet

Më 4 shtator 2004, Shqipëria arriti një fitore historike ndaj Greqisë, që vinte në Tiranë si kampione e freskët e Europës.

Sot 20 vite më parë Shqipëria mundi 2-1 Greqinë në “Qemal Stafa” (Sot Arena Kombëtare). Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Edvin Murati dhe Adrian Aliaj, ky i fundit realizoi një eurogol.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku kujton pikërisht atë ndeshje.

“Një ndeshje që nuk harrohet, edhe pse kanë kaluar 20 vite. Ajo fitore ndaj Greqisë më 4 shtator të vitit 2004 ende emocionon çdo shqiptar.

Po luanim ndaj kampionëve të Europës, në një atmosferë fantastike kudo në Tiranë dhe që u përjetua kudo ku kishte shqiptarë” – shkruan Duka.