Duka: Mendoja se Rama do bënte më shumë për sportin siç u zotua, por…
PASÓ • 14:46 08/02/2021
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ishte sonte i ftuar në emisionin sportiv “Paso” me Denis Dyrnjaja dhe Glenti Nallbani. Në një intervistë për Top Albania Radio, Duka rrëfen të shkuarën e tij si volejbollist, edhe pse e merr malli nga pak, ai mendon se çdo gjë duhet përshtatur me moshën. Përposë të shkuarës si volejbollist dhe të tashmes në karrigen e një politikani, ai ende mbetet një mburojë, kur bëhet fjalë për sportin. Ndërsa folën për sportin, në veçanti volejbollin, Duka thekson se mazhoranca, pra Edi Rama, duhej të bënte më shumë, duhen sakrifikuar disa para nga buxheti i shtetit sepse në këtë fushë ne nuk mund të krahasohemi as me vendet fqinje. Madje ai e krahason me zero nivelin e ambienteve sportive në vend. Ne e kemi të vështirë të mbijetojmë nëse nuk ndryshon ligji për sportin. Besoj se janë duke u marrë me ato punë, ka qenë iniciativë edhe e tij (Edi Rama), por fatkeqësisht nuk ka ndodhur gjë, ka qenë premtim elektoral. Në fushatën elektorale të 2013-ës, këto që janë sot të mazhorancës, premtuan… zotuan që sporti do ketë një ministri më vete ose një komitet sportesh, i cili do të kishte rolin e një ministrie, por nuk e realizuan. Faktikisht rrezikohet shumë ecuria e këtyre sporteve nëse nuk vihet dorë në ligjin për sportin.
Pasó 1 Nëntor/ Misioni vendi i parë, Silvinho nis javën vendimtare
PASÓ 23:03 08/11/2024
Pasó 1 Nëntor/Tirana, thellohet kriza, tifozët dënohen për gjithë sezonin.
PASÓ 22:50 01/11/2024
Pasó 25 Tetor/ El Clasiko, historia, tradita dhe dueli më i madh i botës!
PASÓ 21:14 25/10/2024
Pasó’ 18 Tetor/ Debati Duka-Tare. Tirana-Dinamo një derb për Vlorën!
PASÓ 00:00 19/10/2024
Pasó 11 Tetor. Çeki – Shqipëri, analiza/ Granit Xhaka mes Serbisë si kapiten
PASÓ 22:05 11/10/2024
Pasó 4 Tetor/ Lista “normale” e Silvinhos. FSHF dënon familjen Halili
PASÓ 21:31 04/10/2024
Pasó 27 Shtator/Intervistë me Marina Vjollcën, FSHF bashkëpunon me Serbinë shpërthejnë tifozët!
PASÓ 21:03 27/09/2024