Celebrities Gossip Showbiz

“Duhet t’i shpik një problem vetes…”, Romeo tregon arsyen që e bën të zgjohet çdo mëngjes!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Ditën e djeshme Vëllai i Madh i ka vënë banorët përpara disa pyetjeve, të cilave duhet t’ju përgjigjen të gjithë. Pyetjes se: Nëse do të kishin mundësi të udhëtonin në kohë do të shkonin në të shkuarën apo në të kaluarën, kë do të zgjidhnin?, Romeo u përgjigj:

 Nuk do zgjidhja të shkoja në të ardhmen kjo është arsyeja që zgjohem çdo mëngjes po ta dija çfarë do ndodhte ndoshta do përtoja të zgjohesha kurioziteti më mban gjallë prandaj unë nuk jam njeri që më pëlqen e sigurta dhe monotonia duhet të shpik një problem vetes nëse nuk kam një problem vdes si njeri

Pas darkës me të ftuar specialë mbrëmjen e djeshme, banorët kanë kërcyer nën ritmet e muzikës në ambjentet e oborrit. Banorët që morën gjithë vëmendjne ishin Egla dhe Romeo, pasi ky i fundit i dhuroi banores një performancë me lëvizje mjaft sensuale, ku Egla më pas iu bashkua performancës së tij