Buckingham Palace është në kërkim të një operatori të ri telefonik. Detyra e tij është t’u përgjigjet 4000 telefonatave të marra çdo javë në rezidencën mbretërore. Kjo është jo më pak se 208,000 thirrje në vit. Në një deklaratë, të raportuar nga Daily Mail, operatori duhet të punojë në pallat 38 orë në javë dhe paguhet 26,000£ në vit, 9,000£ më shumë se paga minimale angleze.
Gjithashtu do të ketë nga 25 deri në 30 ditë pushim me pagesë. Punonjësi ka akses në një sistem pensioni tërheqës, sigurim të mirë shëndetësor dhe një zbritje prej 20% në butikët Royal Collection Trust. Kur e njëjta punë u shpall në vitin 2016, gjatë mbretërimit të Mbretëreshës Elizabeth II, paga ishte vetëm 23,000£, por numri i thirrjeve ishte pothuajse dyfishi; 7,000 në javë ose 364,000 në vit. Tani janë kompesuar me rritjen e numrit të e-maileve të pranuara.
Nga kopshtarët tek rrobaqepësit e deri te ekspertët e kompjuterave, Buckingham Palace punëson 1200 njerëz, sipas revistës Forbes. Ndërkaq, Mbreti Charles III ka si qëllim që të minimizojë ushqimet e mbetura në Pallat dhe që më pas përfundojnë në kosh.
Për këtë arsye ai ka insistuar jo pak herë që të konsumojë për rreth një javë të njëjtin ushqim, në mënyrë që të mos shkojnë dëm. Po ashtu një tjetër arsye është fakti se ai ka në konsideratë që miliona njerëz jetojnë në varfëri ekstreme ushqimore. Mbreti pëlqen tortat me fruta. Për kurorëzimin e tij shefi i kuzhinës Robert Craggs, përgatiti një tortë me fruta që peshonte 300 kg, e për të cilën iu deshën 300 vezë dhe 120 orë përgatitje.