Food & Drink Health & Beauty

Duhet të hiqni dorë sa më shpejt nga këto ‘vese mëngjesi’, po ju bëjnë të shtoni peshë!

Nuk është sekret që të hash shëndetshëm dhe të lëvizësh më shumë është çelësi për humbje të suksesshme të peshës, por ato nuk janë të vetmet gjëra që faktojnë një mënyrë jetese të shëndetshme. Herët në shtrat dhe herët në zgjim, kjo e bën një njeri të shëndetshëm, të pasur dhe të mençur. Megjithëse marrja e gjumit të mjaftueshëm është thelbësore, shumë gjumë mund të jenë po aq keq sa të rrini pa gjumë fare. WebMD thotë se gjumi i tepruar është i lidhur me diabetin, sëmundjet e zemrës dhe ju penalizon në aktivitetet fizike.

Të anashkaloni mëngjesin do të çrregullojë të gjithë metabolizmin tuaj. Ndërsa nëse hani kur zgjoheni do t’ju bëjë të keni më shumë energji dhe stabilizon nivelin e sheqerit në trupin tuaj. Nëse gjëja e parë që bëni është të kontrolloni një pajisje elektronike sapo hapni sytë, do të filloni gabim mëngjesin tuaj. Karbohdratet e shëndetshme janë një pjesë e rëndësishme e çdo diete pasi trupi juaj i ruan ato për energji. Të kesh disa karohidrate për mëngjes është një mënyrë e thjeshtë për të rritur energjinë e trupit. Por mos harroni se nëse e teproni me këto e gjitha do të kthehet në yndyrë të tepruar.

Sipas ekspertëve, një grua që nuk e ha vaktin e parë të ditës, është më e stresuar gjatë ditës. Mungesa e ushqimit në mëngjes nxit rritjen e niveleve të kortizolit që është hormoni i stresit e kjo është arsyeja përse shumë gra mund të bëhen edhe nervoze gjatë paraditës. Mungesa e mëngjesit shkakton rritje të tensionit të gjakut tek gratë. Sipas ekspertëve, ora 7 është ideale për mëngjes ndërsa darka për një grua duhet ngrënë minimalisht 3 orë para gjumit.