Demi Moore ka folur së fundmi në një intervistë për përvojën e saj jetësore, ngjarjet traumatike që përjetoi gjatë fëmijërisë, si edhe për martesën me Ashton Kutcher. Aktorja, e cila vetëm pak ditë më parë ka festuar ditëlindjen e 60-të, hapi zemrën në podcastin “Good Friend” me Jamie Lee Curtis dhe tregoi se gjatë periudhës së rritjes ka përjetuar dhunë në familje dhe kjo ka ndikuar shumë në karrierën e saj të aktrimit, por edhe në jetën e saj të dashurisë, duke aluduar për tri martesa të dështuara.
Njëra prej tyre, ajo me aktorin Ashton Kutcher, e goditi veçanërisht dhe traumat nga ajo marrëdhënie, thotë ajo, u transferuan edhe te lidhjet dhe marrëdhëniet me partnerët e tjerë. Moore rrëfeu se:
Me kalimin e moshës, kuptoj gjithnjë e më shumë se miqtë e mi janë ata që do të jenë gjithmonë pranë meje. Kjo është arsyeja pse unë i dua.
Aktorja u shpreh se beson te studimet e ndryshme shkencore që pretendojnë se një grua nuk mund të mbijetojë në një botë pa shoqe. Duke kujtuar marrëdhënien e saj me Kutcher, Demi tregoi se nuk kishte fare shoqëri me vajza dhe gra gjatë martesës së saj 8-vjeçare me të. Pra, ishte shumë e vështirë t’i mbante lidhjet me shoqet e tjera. Aktorja, e cila në atë kohë ishte 40 vjeçe, kurse bashkëshorti i saj 25 vjeç, vazhdimisht luftonte për vëmendjen e tij.
I ri, premtues, i dëshirueshëm, ai kishte gjithçka. Vajzat e moshës së tij i afroheshin, ndërsa unë duhej të luftoja për vëmendjen e tij.
Sot është një histori krejt tjetër dhe martesa me Ashton është një e kaluar e largët. Tani ajo po shijon të gjashtëdhjetat dhe ndihet më e gjallë se kurrë.
Në shumë mënyra ndihem e gjallë dhe më e pranishme tani, sesa kur isha e re. Lëkura ime nuk duket më njësoj si kur isha e re, por me të vërtetë ndjej rehatinë e trupit tim.