Kungulli është një perime me super veti ushqyese.
Ai është i pasur me vitamina dhe minerale, por me pak kalori dhe ka pafund mënyra për tu përfshirë në dietë, sa do të habiteshit. Që nga ëmbëlsira, sallata, byrek me kungull madje-madje mund të jetë një zëvendësues shumë i mirë dhe i gjalpit.
Kungulli është një nga burimet më të mira dhe më të njohura me beta-karoten, një super antioksidant, që njihet si kontribuesi kryesor i ngjyrës portokalli dhe që konvertohet në vitamin A në trup.
Pjesë e të njëjtës familje botanike të kungullit të verdhë janë edhe kungulleshkat.
Vlerat e kungulleshkave
Ndihmon në mbajtjen nën kontroll të peshës
Kungujt e njomë kanë pak kalori. Ato janë një zëvëndësues i mirë për ushqimet e pasura me kalori. Për më tepër, kombinimi i fibrës dhe ujit (95%) që gjenden tek kungujt e njomë mbajnë nën kontroll oreksin tuaj, ju ndihmojnë të digjni kalori dhe ju japin shumë energji.
Përmirëson shëndetin e syve, Ul kolesterolin
Kungujt e njomë ju ndihmojnë me qeskat poshtë syve. Kanë të njëjtin funksion si trangujt për shkak të nivelit të lartë të beta karotenit dhe vitaminës A dhe C si edhe zinkut.
Përmirëson shëndetin kardiovaskular dhe ul tensionin e gjakut
Falë përmbajtjes së lartë të magnezit, kungujt e njumë ulin rrezikun e atakut në zemër dhe ishemisë. Kungujt e njomë përmbajnë acid folik që është thelbësor në shkatërrimin e amino acideve të dëmshme që shkaktojnë atak në zemër dhe trombozë.
Parandalon inflamacionin
Kyçet dhe gjymtyrët e njeriut preken nga inflamacioni i shkaktuar nga acidi urik në organizëm. Kungujt e njomë janë një burim i pasur me acide yndyrore Omega-3 dhe karotenoidë anti-inflamator që kundërshtojnë efektet e acidit të tepërt urik.
Kundër azmës, forcon dhëmbët dhe kockat
Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sistemit imunitar dhe zgjidhjen e problemeve respiratore.
Vlerë e shtuar për trajtimet e diabetit
Kompleksi i vitaminave B dhe prania e zinkut dhe kaliumit ndihmojnë në shpërbërjen e sheqerit në trup. Fibra dhe pektina janë thelbësore në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak./AgroWeb.org