Sport

Dueli i shekullit në boks/ Interes i jashtëzakonshëm!

Pritjes i erdhi fundi, të gjithë sportdashësit kanë mundësinë të shohin dueli ne ëndrrave në boksin botëror, mes dy të pamposhturve, Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury.

Ndeshja e shumëpritur zhvillohet këtë fundjavë në Arabinë Saudite, konkretisht të shtunën, ndërsa interesi është i jashtëzakonshëm. Që prej momentit kur u arrit dakordësia mes palëve, sytë e veshët e tifozëve të boksit kanë qenë në këtë duel, që cilësohet si dueli i shekullit.

Një britanik dhe një ukrainas synojnë të fitojnë dhe pas triumfit, për herë të parë do të jetë një boksier që i mban të gjithë titujt.

Në kingdom arena të Riyadhit do të zhvillohet dueli historik, ku në bazë të formatit do të jenë 12 raunde dhe detaji më i bukur është se asnjëri prej tyre nuk e di kuptimin e fjalës humbje. 34 fitore dhe 1 barazim për Gypsy King dhe 21 fitore për Oleksandr Usyk. Njëri 35 dhe tjetri 37-vjeçar, por këto shifra nuk tregojnë asgjë, për atë çka i pret në tapet.

Të dy vijnë pas fitoreve ndaj kundërshtarëve vërtet të fortë, Usyk mposhti Dubois, ndërsa Fury kampionin e kick boxit Francis Ngannou.

Krahas dy kampionëve janë dhe 7 duele të tjera, por natyrisht interesi më i madh është për Usyk–Fury, ku edhe çmimi i biletave ka qenë tepër i lartë, ndërsa impianti ka plot 26 mijë vende.