Fenomeni i TikTok-ut, Khaby Lame i cili u bë i njohur gjatë pandemisë po përgatitet për debutimin e tij në Hollywood, duke qenë se tashmë Los Angeles është bërë shtëpia e re e tij. Ai do të jetë pjesë e një filmi komedi-aksion, të quajtur “00Khaby”, për të cilin ai thotë se do të xhirohet në Brazil, Indi dhe Shtetet e Bashkuara.
Lame do të luajë rolin e një shpërndarësi ushqimi, i rekrutuar si spiun nga shërbimi sekret amerikan. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai u shpreh se:
Tani po i përkushtohem kinemasë. Shpresoj që kjo të jetë puna ime për gjithë jetën. Është diçka që e kam ëndërruar që kur kam qenë fëmijë. Gjithashtu gjithmonë kam ëndërruar të fitojë një Oscar, ndoshta më shumë se një.
Influenceri 24-vjeçar italian me origjinë nga Senegali, mban vendin e parë në TikTok me 162.8 milionë ndjekës. Ai u bë i famshëm me videot e tij të shkurtra duke bërë shaka me videot ‘life-hack’ të ndërlikuara, duke ndihmuar njerëzit me zgjidhjet e tij.
@khaby.lame Why are the Bad Boys always doing the most? 😂🚪🔒 #BadBoys: Ride Or Die is exclusively in theaters this June @Bad Boys: Ride or Die @Sony Pictures #SonyPicsPartner ♬ original sound – Khabane lame
Rikujtojmë gjithashtu se ai në muajin gusht të vitit 2022 ka marrë edhe nënshtetësinë italiane në Chivasso, një komunë e Torinos në Itali. Lame u zhvendos në Itali nga Senegali që kur ishte foshnje por për shkak të rregullave të ashpra italiane nuk mund ta merrte dot nënshtetësinë e vendit. Sipas ligjeve italiane, fëmijët të cilët janë të lindur nga prindër të huaj por që jetojnë në Itali, mund të aplikojnë për nënshtetësi në moshën 18-vjeçare, një ligj që kritikohet shumë duke u quajtur diskriminues kundrejt mijëra fëmijëve të cilët janë kulturalisht italian por i mohohet nënshtësia.