Dje ishte premiera absolute e filmit aksion “Guxim”, në Cineplexx TEG, një tjetër projekt premtues i Top Channel Films. Aktorët dhe personazhet e njohur vip kanë dhënë intervista lidhur me pritshmëritë e filmit, teksa ish-banorët e “BBV3” kanë komentuar nominimin dhe dinamikat më të fundit të ‘reality show’.
Ekskluzivisht për TAR, Ledjona Xheladinaj është shprehur:
Kam më shumë se një javë që kam dalë nga shtëpia. Jam pak e hutuar. Vazhdoj e ndjek.
Lidhur me nominimin e kësaj jave, Ledjona ka thënë:
Nga të tre, Ilnisa do doja të dilte, por kam besim që Meritoni do dalë pas saj sepse ka dhënë fjalën.
Ndërkohë, nuk kanë munguar as komentet për ish-banorët dhe banorët aktualë të “BBV3”.
Ledjona nuk mban inat, me Fationin që nuk flisja u pajtova tani… Graciano është shumë simpatik, nuk besoj që do bëjë ndonjë ndryshim në lojën e tij.
Nëse ende nuk e keni mësuar përmbajtjen e “Guxim”, ja se për çfarë bëhet fjalë… Një histori e ndaluar dashurie do të shërbejë si fitili që ndez një luftë të pamëshirshme mes dy familjesh. Implikimi i një vajze të re me një kriminel të moshuar i cili fshihet pas petkut të biznesit medoemos do të ketë një cmim për tu paguar. Pasi bie në dashuri me një djalë të ri, xhelozia e sëmurë do e shtyjë “biznesmenin” të përdorë gjithë fuqinë e tij për të ndaluar çiftin.