Music Showbiz

Dua ta provoj edhe njëherë përpara se të tërhiqem përgjithmonë…për cfarë e ka fjalën Selena Gomez?

Këngëtarja e famshme, Selena Gomez së fundmi ka pozuar për revistën prestigjioze “Vogue”. Artistja është rrëfyer për të shkuarën e saj, problemet financiare të familjes e shumë detaje të tjera.

Gjithmonë më kujtonin se disa njerëz kishin më pak se ne dhe ne nuk kishim shumë. Por mua më dukej sikur ne kishim, sepse mami im ishte gjithmonë duke bërë mijëra gjëra vetëm për të na bërë ne të lumtur dhe ne merrnim pjesë vullnetarisht në kuzhinë gjatë Ditës së Falenderimeve. U zgjova një mëngjes dhe pashë Instagramin, si të gjithë njerëzit e tjerë dhe hoqa dorë. Isha shumë e lodhur nga të lexuarit gjëra të tmerrshme. Isha e lodhur nga të parët jetën e njerëzve të tjerë. Pas këtij vendimi, ndjeva liri.

Gomez ka deklaruar madje se mund të heqë dorë nga muzika. Me siguri me këtë lajm ajo ka thyer zemrat e miliona ndjekësve të cilët janë fansat e zjarrtë të muzikës së saj.

Është e vështirë të vazhdosh të bësh muzikë kur njerëzit nuk të marrin seriozisht. Ka pasur momente kur pyesja veten pse vazhdoj e bëj ende këtë gjë. ‘Lose you to love me’ mendoj se është kënga më e mirë që kam publikuar dhe kishte ende njerëz që mendonin se nuk ishte mjaftueshëm, mendoj se ka shumë njerëz që e shijojnë muzikën time dhe për këtë ju jam shumë mirënjohëse, për këtë vazhdoj ende, por mendoj se herës tjetër që do të bëj një album që do të jetë ndryshe. Dua ta provoj një herë tjetër përpara se të tërhiqem përgjithmonë.

Rikujtojmë, se së fundmi  Selena ka përgatitur një album, të gjithin me këngë spanjolle, i cili titullohet “Revelacion”.