E ftuar sot në “Pardon My French” nëpërmjet një lidhje në Skype ka qenë artistja e njohur, Bleona Qereti. Ajo ka zbuluar më shumë detaje ekskluzive në Top Albania Radio nga projektet e reja në muzikë që ka sjellë dhe do të sjellë, angazhimit të saj në botën e kinematografisë dhe qëllimet që i ka vendosur vetes sa i përket jetës personale.
Para pak ditësh Bleona ka risjellë me origjinalitetin e saj një nga hitet që shqiptarët e duan shumë, e kemi fjalën për “Stani”-n e Tefta Tashko Koços. Ndër të tjera Bleona ka zbuluar edhe arsyen se pse këngët e saj nuk janë më në kanalin e YouTube.
Është fillimi i një dekade shumë të gjatë, doja ta hapja me këtë këngë duke qenë që është perlë e jona. Do të vazhdoj më pas me të gjitha këngët e katalogut tim në shqip, kjo është edhe arsyeja se pse nuk i gjeni edhe këngët e mia në YouTube dhe në rrjetet sociale. Këto do të ndërthuren me këngë në anglisht dhe me perla të tjera të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Këngët ikonike do të rikthehen në standardin që unë kam sot si artiste dhe në standardin që ka bota sot dhe me të cilin ajo funksionon. Unë mendoj që gabimi që bëjnë shumë artistë është që ata bëjnë të njëjtën gjë që kanë bërë në ’90 dhe presin që të kenë sukses në 2024. Ti nuk ha, nuk mendon, nuk vishesh në të njëjtën mënyrë si në vitet ’90. Atëherë pse duhet të sjellësh një muzikë me të cilën ti ke pasur sukses në ’90 dhe të presësh që njerëzit ta duan dhe ta përqafojnë njësoj si në ’90.
Gjithashtu shtoi se:
Ajo që unë doja të bëja është që këngët ikonike të mijat që kanë qenë shumë të mira në atë kohë dhe që jam shumë krenare për karrierën time dhe barrierat që unë kam thyer në kufinjtë që kishte muzika shqiptare e asaj kohe dua që sot të jem prapë në të njëtin hap me kohën që ti sjell në mënyrën më të mirë të mundshme të personit që unë jam sot.