Ylli i muzikës pop Dua Lipa, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj. Këtë radhë këngëtarja feston suksesin e të qenurit e vetmja artiste e gjinisë femërore, e cila ka pesë këngë me nga dy miliardë dëgjime në Spotify.
Hitet janë “New Rules”, “Levitating”, “Don’t Start Now”, “One Kiss” me Calvin Harris dhe “Cold Heart” me Elton John. Lajmin e bëri të ditur vet këngëtarja, teksa rishpërndau në InstaStory një postim të bërë nga babai i saj, Dukagjini, ku njoftonte për suksesin e radhës të së bijës.
Dua së fundmi ka publikuar albumin e saj të tretë në karrierë, të titulluar “Radical Optimism”. Albumi ka ecur mirë deri më tani, teksa disa nga këngët më të dëgjuara janë “Houdini”, “Illusion” dhe “Training Season”. Ndërkaq, vitet e fundit, Disney ka bërë filma ‘live-action’ të disa filmave të vjetër të Disney. Këtu përfshihen “Aladdin”, “Little Mermaid”, “Beauty and the Beast”, “Moana” dhe “Hercules”.
Për këtë të fundit është diskutuar emri i këngëtares Dua Lipa në rolin e Megit. Ky film deri më tani ka qenë i prodhuar vetëm në versionin e animuar të vitit 1997. “Duke mos thënë si fakt 100%, por një emër që dëgjoj që Disney e pëlqen tani është Dua Lipa”-thuhet në njoftimin nga mediat ndërkombëtare. Megjithatë, nuk ka asgjë zyrtare dhe nuk është zbuluar ndonjë datë për premierë.
Dua së fundmi është shfaqur në “Barbie” dhe do të jetë pjesë e “Argylle”. Ylli i muzikës pop disa ditë më parë ka publikuar albumin e ri “Radical Optimism”. Lipa ishte një nga shumë artistet që nënshkroi një letër të hapur duke i kërkuar presidentit Joe Biden të bënte thirrje për një armëpushim në Gaza. Këngëtarja shpjegoi qëndrimin e saj politik në ‘Rolling Stone’ në shkurt dhe së fundmi ka postuar një mesazh në Instagram për t’i dhënë fund gjenocidit të vazhdueshëm të popullit palestinez nga Izraeli.