Celebrities Design Fashion Showbiz

Dua Lipa tanimë ka edhe atletet e saj të personalizuara të çiklizmit!

Një sipërmarrës atletesh çiklizmi me bazë në Melburn, Nick Squillari mori një email interesant që kishte të bënte me krijimin e një palë atletesh me imazhin e Dua Lipës. Ai tha se po fshinte emailet e padëshiruara kur rastisi në këtë email.

Ky email dukej i shkruar mjaft mirë për të qenë një email i padëshiruar. Kështu që e kërkova në Google dhe pashë faqen e djalit në LinkedIn, ai ishte në ekipin menaxhues të Qendrës Toyota, Houston dhe donte diçka për Dua Lipën

Dua Lipa kishte një koncert në Hjuston që do të mbahej pas katër javësh dhe ekipi menaxhues donte një kujtim për të. Ata donin të befasonin Lipën me një palë atlete çiklizmi në mes të turneut të saj global në stadium.

Për Duan u dizajnuan dy palë këpucë identike, njëra palë 39 e tjetra 40.

Ajo i provoi të dyja, si pantofla Hirusheje dhe ne do të bëjmë një ankand bamirësie për palën që nuk i përshtatej.

Sjellim në vëmendje se këngëtarja shqiptare me famë botërore, po vazhdon të mos ndalet me sukseset e saj të njëpasnjëshme. Me këngën “Levitating”, që është pjesë e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”, ajo ka arritur suksesin e radhës. “Levitating” është bërë kënga e një artiste femër që ka qëndruar më së shumti në historinë e top-listës së “Billboard Hot 100”. Projekti muzikor i Dua-s ka qëndruar gjithsej 70-të javë, duke lënë pas hitin e vitit 1997-1998 të këngëtares amerikane LeAnn Rimes “How Do I Live” që qëndroi për 69 javë në top-listë.

Ndërkaq, bukuroshja së fundmi ka marrë pjesë në hapjen e shkollës së parë në gjuhën shqipe në Teksas. Ajo ka mbajtur edhe një fjalim rreth promovimit të gjuhës, kulturës dhe artit shqiptar. Dua ka publikuar disa foto në rrjetin e saj social Instagram ku shihet në prani të fëmijëve, duke mbajtur një fjalim e në një tjetër duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.