Ylli i muzikës pop Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri Romain Gavras u shfaqën së fundmi shumë të dashuruar teksa bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e 76-të të Filmit në Kanë. Këngëtarja 27-vjeçare me origjinë shqiptare konfirmoi në mars se ishte në lidhje me regjisorin 41-vjeçar Romain Gavras. Çifti deri më tani e ka mbajtur marrëdhënien shumë private.
Dua kishte veshur një fustan të zi nga Celine nga Hedi Slimane, i zbukuruar me disa prerje ovale për të ekspozuar hiret e këngëtares dhe i kompletuar me një të çarë të lartë. Ndërkohë Romain kishte veshur një kostum të zi, por e gjithë vëmendja e tij ishte tek e dashura e tij, pasi ai nuk mund t’i hiqte sytë nga ajo. Kujtojmë që Romain Gavras ka qenë dikur edhe i dashuri i Rita Ora-s. Rikujtojmë, se Lipa dukej fiks si një princeshë teksa mbërriti para pak ditësh në Met Gala me një fustan të markës Chanel të shoqëruar me një gjerdan diamanti 100 karatësh.
Këngëtarja e hitit “New Rules”, ishte mahnitëse në Chanel FW92 Couture, të ridizajnuar nga stilisti Lorenzo Posocco. Met Gala 2023 u organizua si çdo vit në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City me shumë të ftuar të famshëm nga bota e Hollywood-it. Fustani mahnitës i Dua-s i stiluar nga vetë Karl Lagerfeld ishte zbukuruar me detaje bardh e zi. Një vëmendje shumë të madhe mori zgjedhja e aksesorëve të saj, veçanërisht, gjerdani me diamant, i cili ka një histori interesante pas.