Së fundmi këngëtarja e njohur Dua Lipa ka dhënë një intervistë dhe për të parën herë ka folur rreth ndarjes nga ish-partneri i saj, Anwar Hadid, pasi prej muajsh qendroi e heshtur dhe nuk komentoi asgjë.
26-vjeçarja theksoi se tani është e përqendruar tek vetja.
Kapitulli i ardhshëm i jetës time është të jem vetëm sepse kështu jam mirë. Disa njerëz do thonë: “Ua Dua shkoi në darkë e vetme”. Por nuk më intereson, këtë e bëj çdo herë. Mendoj se është gjë e mirë edhe për ju ta bëni. Duhet të jeni të sigurt në veten tuaj. Kjo periudhë ishte e vështirë për mua, isha nervoze, tani jam në fazën që dua të di se si mund të jem unë me veten time. Definitivisht jam rritur.
Rikujtojmë, se Anwar Hadid dhe Dua Lipa patën një lidhje 2-vjeçare dhe ndarja erdhi papritur, por mesa duket këngëtarja nuk ka preferuar të japë më shumë detaje të tjera. Shkak i ndarjes thuhet se u bë distanca mes tyre pasi këngëtarja prej disa kohësh qëndroi në Londër duke regjistruar albumin e saj të ri ndërsa Anwar në New York.
Rikujtojmë, se ylli britanik me origjinë shqipare së fundmi ka treguar se ka bërë shumë përpjekje për të trajtuar vokalin e saj ndërsa po mban një turne muzikor. Gjatë një interviste për gazetën britanike “The Sun”, Dua Lipa tregoi se e ka lënë duhanin. Ajo tha se ky vendim erdhi pasi kishte probleme me laringitin.