Dua Lipa tashmë është e njohur për kombinimet e saj të çudithme në kuzhinë. Fillimisht, këngëtarja tha se i pëlqen akullorja me vanilje, kripë dhe vaj ulliri ndërsa pak ditë më parë prezantoi një kokteil të çuditshëm.
Dua përzieu një pije të gazuar me lëng kastravecësh turshi, specash djegës turshi duke shtuar edhe copa të tyre. Pija u bë menjëherë virale dhe mes atyre që e provuan është edhe shefi i njohur i kuzhinës, Gordon Ramsay.
@dualipaofficial What do we call her?
Shefi britanik ndoqi hapat e këngëtares për të krijuar përzierjen e çuditshme dhe dukej mjaft i emocionuar në videon që shpërndau në TikTok. Në mbishkrimin e videos ai shkroi:
Duhet të provoja çfarë po përgatiste Dua Lipa.
Epo entuziazmi nuk zgjati shumë. Sapo pija i preku buzët, Ramsay e pështyu menjëherë dhe më pas tha:
Dua, për Zotin vajzë! Do t’i shkatërrosh kordat vokale!
Disa komentues thanë se Ramsay i kishte shtuar më shumë lëng turshish sesa duhet, por në videon origjinale të Duas nuk ka masa të sakta për ta përgatitur.
@gordonramsayofficial Replying to @Gordon Ramsay Had to try what @Dua Lipa was cooking up…..