Celebrities Gossip Showbiz

Dua Lipa pozon “topless” për Vogue!

Artistja me famë ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka pozuar topless për Vogue France, ndërsa ka zhvilluar edhe një intervistë për Arthur Dreyfus.  Dua Lipa, siç nuk e keni parë kurrë më parë, është muza e numrit të shtatorit 2023 të Vogue France, ndërsa fotot e realizuara nga Mert Alas.

Shkrimi i Vogue France për Dua Lipën:

Zëri i fuqishëm, tepër sensual. Pulsi elektrik. Mbretëresha e figurës. Bota nuk mund të bënte më pa Dua Lipën . Dhe as moda. Dorë për dore me Donatellën për koleksionin Versace, me xhaketat vinyl dhe minifundet e Nicolas Di Felice , personit të talentuar që mori përsipër shtëpinë e Courrèges , duke përvetësuar popin e gjallë të GCDS nga italiania Giuliano Calza, e paharrueshme me një fustan transparent Jacquemus në dasmën e stilistit , këngëtarja dhe tashmë aktore shkëlqen në të gjitha frontet.

Por nga Londra në Paris ka vetëm një hap, ose një tren: komentohet se Dua, e cila nuk e ka më mister lidhjen me regjisorin Romain Gavras, do të kalonte shumë kohë në Francë…Në agim të këtij kapitulli të ri, në përgatitje për albumin e saj të tretë, ndërsa distilonte shijet, këshillat dhe podkastet e saj, dukej se kishte ardhur koha për të rieksploruar aventurën një prej ikonave më magjike pop të kohës sonë.

Flokë të shkëlqyer e me çehre të pastër, vathë me rrathë të artë dhe me bluzën e të dashurit: në divanin e saj, Dua është gati. Gjithmonë gati.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, këto ditë është kthyer në Shqipëri me familjarët e saj. Krahas fotografive, Dua ndau me miliona ndjekësit e saj edhe një video, ku shihej në plazh duke kërcyer me familjarët e saj valle tradicionale. Nën ritmet e këngës së famshme popullore shqiptare “Hajde luj qyqek”, këngëtarja mund të shihet teksa vallëzon dhe argëtohet me këtë këngë.