Jerida Sakaj dhe Endriu Hysi, së bashku me Elios Shulin në studion e “Live From Tirana” kanë folur më shumë rreth vjedhjes dhe plagjiaturës në botën e muzikës. Disa nga këngët më ikonike në botën e muzikës dhe ato të skenës shqiptare, janë akuzuar shpesh si të kopjuara. Cilët janë disa këngë që janë, ose mendohen, si të kopjuara?
Dua Lipa është një hajdute e kohëve moderne. Skuadra e saj merr këngë të vjetra të viteve ’30 dhe ’40, i ripërpunon me ritme moderne dhe i quajnë unike. “Levitating”, një nga hitet e saj, e ka kopjuar. Ajo ka qenë në shumë procese gjyqësore rreth asaj prej padive të grupit Artikal Sound System. Padia e tyre thoshte se një nga anëtarët e skuadrës kishte punuar me kitaristin e këngës që ata kishin prodhuar dhe e kishte vjedhur atë. Teksti nuk ka ndryshuar, por titulli ishte “Live your Life”. Nuk do ta gjeni dot në Spotify, sepse skuadra e saj e fitoi gjyqin dhe i fshiu këngët. Këtu ajo me të vërtetë ka bërë plagjiaturë.