Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i cili lidhet me lagjen në Kosovë dhe koncertin që organizon me të atin, Dukagjin Lipa.
Këngëtares së famshme iu drejtua një pyetje nga aktori The Rock, i cili i tha:
Dua, pyetja ime është: Ti ke shumë tatuazhe, njësoj si unë. Cili është i preferuari yt?
Artistja u përgjigj menjëherë duke thënë: “Mendoj se i preferuar im është i pari. Shkruan “Sunny Hill” dhe e kam këtu lart te krahu. Është lagjja ku u rritën prindërit e mi në Kosovë, emri i festivalit që po bëjmë në Kosovë dhe ka një vend special në zemrën time”.
Kujtojmë se Dua është shprehur gjithnjë krenare për origjinën e saj dhe e ka promovuar shpesh Kosovën dhe Shqipërinë nëpër botë.