Celebrities Showbiz

Dua Lipa feston sot 29-vjetorin e saj dhe zbulon disa momente nga ditëlindja!

Ylli botëror Dua Lipa feston sot ditëlindjen dhe mbush 29 vjeç. Artistja me origjinë shqiptare është e njohur botërisht për këngët e saj dhe ka fituar çmime prestigjioze si shtatë ‘Brit Awards’ dhe tre ‘Grammy Awards’. Në vitin 2024, revista “Time” e përfshiu në listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë.

Ajo ka kontribuar gjithashtu në njohjen e Kosovës përmes festivalit “Sunny Hill”, që e organizon çdo vit. Muzika e saj ka një ndikim të veçantë dhe ka pushtuar zemrat e mijërave njerëzve, duke bërë që të ndiheni sikur po kërceni në çdo ambient, qoftë në një klub, në shtëpi ose me miq.

Lipa filloi karrierën si modele para se të nënshkruante një kontratë me “ëarner Bros” në vitin 2014. Albumi i saj debutues i vitit 2017 arriti kulmin në vendin e tretë në Mbretërinë e Bashkuar dhe përfshinte këngë si “Be the One”, “IDGAF”, dhe “New Rules”. Ky i fundit i siguroi asaj çmimet për “Artiste Solo Britanike” dhe “British Breakthrough Act”. Kënga “One Kiss” me Calvin Harris ishte kënga më e shitur e vitit 2018 në MB dhe fitoi çmimin ‘Brit’ për “Këngën e Vitit”.

Në vitin 2019, Lipa fitoi çmimin ‘Grammy’ për Artistin më të Mirë të Ri dhe për regjistrimin më të mirë të kërcimit për “Electricity” me Silk City. Albumi i saj i dytë, Future Nostalgia (2020), arriti vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe fitoi çmimin ‘Brit’ për albumin britanik të vitit dhe çmimin ‘Grammy’ për albumin më të mirë vokal pop. Kënga “Don’t Start Now” kishte qëndrimin më të gjatë në dhjetëshen e një artisteje britanike në tabelën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe u rendit në top pesëshen e tabelës Billboard Hot 100 të fundvitit 2020.

Suksesi vazhdoi me këngët “Physical”, “Break My Heart”, dhe “Levitating”, e cila kryesoi tabelën Hot 100 të fundvitit të Billboard për 2021 dhe u çertifikua ‘Diamond’ në SHBA.

Ditën e sotme, për ditëlindjen e saj, ajo vendosi të ndajë me fansat disa momente nga festimet duke i falenderuar të gjithë për urimet. Duhet të pranojmë se duket e mahnitshme. Kujtojmë gjithashtu se ajo po shijon një romancë prej vitesh me Callum Turner, të cilin presim se çfarë surprize apo dhurate do të bëjë për ditën e saj të lindjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)