Ylli i muzikës botërore me origjinë shqiptare, Dua Lipa po shijon sukseset e saj të njëpasnjëshme. Së fundmi, të albumit të saj të tretë “Future Nostalgia”, duke vijuar më pas me publikimin e videoklipit “Love Again” të cilën e ka këngën e saj të preferuar në këtë album – të mos ndalemi më pas tek çmimet e pafundme që ka marrë falë “FN”.
Por mesa duket ajo nuk di të ndalet, duke na ka surprizuar sërish, por këtë herë me look-un e saj.
Bukuroshja shqiptare është bërë pjesë e revistës “032C”, ku ka pozuar si asnjëherë më parë. Këngëtarja është veshur me stil gotik, me një fustan të shkurtër, të zi të cilin e kompleton me geta të zeza. Makeup-i i saj është mjaft dominues dhe ndër të tjera mban dhe një paruke të zezë, ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim.
Ndërkaq, në postimin e saj më të fundit të Instagram ka shkruar:
A jam unë e dashura jote gotike?
Jemi mësuar që Dua Lipa shpeshherë të ndryshojë stilin e saj qoftë në veshje po ashtu edhe në look por ama gjithmonë duke u shfaqur lozonjare. Por si rrallëherë ajo na prezantoi me anën e errët të saj që gjithashtu është mirëpritur dhe ka marrë reagime pozitive nga adhuruesit e 25-vjeçares.