Pas shumë spekulimeve se Dua Lipa kishte kërkuar 200 mijë euro për të ardhur në Kosovë në kuadër të festimeve për 10 vjetorin e Pavarësisë, këto fjalë u hodhën poshtë pas deklaratave të babait të saj.
Dukagjin Lipa u shpreh për mediat kosovare se jo vetëm që Dua nuk ka kërkuar asnjë qindarkë, bisedimet për ardhjen e saj më 17 shkurt nuk ishin zyrtare. Por, mesa duket këngëtarja 22-vjeçare e kishte caktuar datën e ardhjes së saj.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ajo ka zbuluar datat e koncerteve të saj për verën e këtij viti ku Kosova është shënuar për në 10 gusht.
Dua Lipa-s do t’i bashkohet edhe këngëtari i famshëm me prejardhje shqiptare, Albert Stanaj. Edhe Stanaj ashtu si Dua ka paralajmëruar ardhjen e tij në rrjetet sociale ku shkruan se është shumë i emocionuar të këndojë për herë të parë në Kosovë.