Celebrities Music Showbiz

Dua Lipa dhe DJ i njohur bëhen sërish bashkë për projektin e ri i cili padyshim do të jetë hiti i kësaj vere!

Katër vite pas suksesit të këngës “One Kiss”, Calvin Harris dhe Dua Lipa do të bëhen sërish bashkë për të sjellë te publiku një bashkëpunim të ri. Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë Calvin me anë të një videoje në TikTok, duke zbuluar pak nga kënga.

@calvinharris

How I made Potion

♬ original sound – Calvin Harris

Sipas ‘Pop Crave’, kënga me titull “Potion” del ditën e nesërme, ndërkohë që thuhet gjithashtu se kënga përfshin dhe Young Thug. Me gjasa kënga do të jetë pjesë e albumit të ardhshëm të DJ të njohur, ‘Funk Wav Bounces Vol.2’, vazhdimi i ‘Funk Wav Bounces Vol 1’ që u publikua në vitin 2017.

Rikujtojmë se së fundmi, Dua ka shprehur se pothuajse e la muzikën për t’u larguar nga ëndrrat e saj pasi u bë shënjestër e komenteve të ashpra në internet. 26-vjeçarja është bërë një nga interpretueset më të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar që kur u shfaq në skenën muzikore në vitin 2015. Por albumi dhe këngët mund të mos ishin publikuar kurrë nëse ajo do t’i dorëzohej frikës së saj fillestare pasi u ngacmua nga komentuesit në internet.

Dua ka shpjeguar se abuzimi që pësoi u bë aq i keq sa ajo pothuajse u largua plotësisht nga bota e muzikës, por tani ndihet e sigurt, pavarësisht komenteve. Së fundmi gjithashtu bukuroshja ka dhënë një intervistë dhe për të parën herë ka folur rreth ndarjes nga ish-partneri i saj, Anwar Hadid, pasi prej muajsh qendroi e heshtur dhe nuk komentoi asgjë. 26-vjeçarja theksoi se tani është e përqendruar tek vetja.

Calvin Harris nga ana tjetër ka nisur një romancë të re me prezantuesen e Radio 1, Vick Hope. Skocezi e ka ndjekur ish-yllin e “Strictly” për më shumë se një dekadë, pasi i kishte kërkuar për herë të parë të takoheshin kur ishte 19 vjeçe. Këmbëngulja e tij më në fund u shpagua pasi romanca e çiftit lulëzoi pas udhëtimit të Vick në fermën e saj.