Në paditë tronditëse kundër P.Diddy, 120 viktima të tjera janë paraqitur për të akuzuar reperin Sean Diddy Combs për abuzim seksual, duke përfshirë një nëntë vjeçar në atë kohë, ndërsa avokati i viktimës pretendon se ai i drogonte viktimat e tij duke përdorur një qetësues kuajsh. Pretendimet u bënë nga avokati Tony Buzbee, i cili njoftoi se ai përfaqëson 120 viktima të reja, të cilat ai beson se kanë çështje legjitime kundër reperit. Nga 120 viktimat e reja, 25 ishin të mitur kur abuzimi i dyshuar ndodhi midis vitit 1991 dhe këtij viti. Viktimat më të reja ishin 9, 14, 15 vjeç, njoftoi avokati në një konferencë shtypi në Hjuston të martën.
Ky individ, i cili ishte 9 vjeç në atë kohë, u dërgua në New York City për të bërë audicione për Bad Boy Records. Ai dyshohet se u sulmua seksualisht nga Sean Combs dhe disa njerëz të tjerë në studio me premtime si prindërve ashtu edhe vetes se do të marrë një kontratë regjistrimi. Kishte edhe djem të tjerë atje që bënin audicion. Ata të gjithë po përpiqeshin të arrinin një kontratë regjistrimi. Ata ishin të gjithë të mitur.
Në vitin 1993, Combs themeloi ‘Bad Boy Records’, label që nisi karrierën e Notorious BIG, French Montana dhe Machine Gun Kelly. Ekipi ligjor i Diddy iu përgjigj akuzave të reja menjëherë pasi Buzbee doli publikisht duke deklaruar:
“Combs mohon fuqishëm dhe i quan kategorikisht si të rreme dhe shpifëse çdo pretendim se ai ka abuzuar seksualisht me këdo, përfshirë të miturit”, tha avokatja e Combs, Erica Wolff për DailyMail.
Mijëra telefonata me akuza të reja kanë vërshuar zyrën ligjore të Buzbee që kur prokurorët federalë paditën Diddy dhe e arrestuan atë javën e kaluar. Duke punuar me organet e zbatimit të ligjit, avokati tha se shumë që donin të padisnin reperin u refuzuan për shkak të historive të pabesueshme, megjithatë, të paktën 120 viktima të reja potenciale do të paraqesin raste individuale kundër Diddy dhe ndoshta abuzuesve të tjerë.
Shumë prej këtyre viktimave i kishin thënë më parë policisë se ishin abuzuar, duke përfshirë disa që bashkëpunuan me FBI-në. Gjithashtu, shumë prej tyre kanë të dhëna mjekësore që vërtetojnë se janë përdhunuar ose droguar, shtoi Buzbee.
Droga u gjet në sistemin e tyre, droga të çuditshme, droga për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë. Një në veçanti që vazhdon të shfaqet, dhe është një ilaç i quajtur Xylazine, i njohur si qetësues kuajsh.
Viktimat e supozuara janë të shpërndara në të gjithë vendin, por shumë janë në Kaliforni, New York dhe Georgia. Rreth gjysma janë gra dhe gjysma tjetër janë burra, tha Buzbee. Pjesa më e madhe e abuzimeve të supozuara ndodhën në festat famëkeqe.