Policia në Florida ka arrestuar së fundmi një nuse dhe shefin e kompanisë së kateringut pasi zbuloi se kishin shtuar kanabis në ushqimin që shërbyen në dasmë. Policia u thirr në dasmë për të ndihmuar të ftuarit të cilët thanë se po ndjeheshin të droguar. Danya Svoboda dhe shefi i kompanisë së kateringut, Joycelyn Bryan po përballen me akuza për neglizhencë dhe shpërndarje të marijuanës.
Zyrtarët arrestuan nusen dhe Bryan pas testimit të ushqimeve dhe pijeve nga dasma. Dasma u zhvillua më 19 shkurt në qytetin Longwood, në Floridan qendrore. 50 nga të ftuarit që ishin të pranishëm raportuan se ndiheshin të çuditshëm pasi hëngrën qofte, sallatë çezar, tortelini dhe bukë me vaj ulliri e “barishte”. Të ftuarit u ankuan se kishin dhimbje stomaku dhe të vjella. Disa prej tyre u dërguan në spital për trajtim.
Një i ftuar i tha oficerëve se ndjente “sikur një gjilpërë e shponte në zemër dhe zemra e tij filloi të rrihte me shpejtësi”, sipas një deklarate të policisë. Sipas zyrtarëve, nusja u pyet nga policia në vendngjarje nëse kishte lejuar që droga të futej në ushqimin e mysafirëve dhe ajo e mohoi. Një e ftuar, tha se ishte dëshmitare që një anëtar i stafit të hotelerisë, shtoi një substancë “të gjelbër” në një pjatë.
Zyrtarët thanë se buka dhe lazanja rezultoi pozitive për THC, një kimikat psikoaktiv në marujuanë. Svoboda dhe Bryan u arrestuan. Është e paqartë nëse ata kanë punësuar avokatë për t’i përfaqësuar. Kanabisi mjekësor është i ligjshëm në Florida, por jo përdorimi rekreativ i drogës, ndryshe nga disa shtete të SHBA.
Ndërkaq, Shqipëria është një vendburim i kanabisit dhe një bazë lokale për grupet e krimit të organizuar që lëvizin drogat e paligjshme nga vendet e origjinës në tregjet evropiane. Ky është vlerësimi i Raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Strategjinë e Kontrollit të Trafikut Ndërkombëtar të Lëndëve Narkotike.