Aktualitet

Drogë, telefon dhe fisha karikimi me dron në burgun e Peqinit!

Drejtoria e Burgjeve evidenton një tjetër rast kur me dron grupet kriminale përpiqen të fusin sende të ndaluara në burgje. Këtë herë bëhet fjalë për burgun e Peqinit, kamerat e rrethimit të jashtëm kanë konstatuar gjatë natës dronin rreth 120 –150 metra larg perimetrit të sigurisë dhe kanë njoftuar policinë.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se ka përfunduar ekspertiza dhe ka rezultuar se janë hedhur dy telefona ‘Iphonë’, 8 fisha karikuesi, tridhjetë e tre doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, rreth 210 gram e ndarë në doza të vogla lëndë e dyshuar kanabissativa.

Kanë qenë policët e rrethimit të jashtëm që kanë dëgjuar zhurmën e dronit dhe kanë dhënë alarmim.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që në burgje tentohet të futen sende të ndaluara me dron.

Lidhur me rastin e fundit ende nuk ka një reagim zyrtar për këtë ngjarje, ndërsa është kaluar në gatishmëri në të gjitha IEVP .