Aktualitet

“Drita e kuqe”, pranga pronares së lokalit në Tiranë/Shfrytëzim për prostitucion!

Një 52-vjeçare u arrestua nga blutë e Tiranës pasi shfrytëzonte disa shtetase për prostitucion në lokalin e saj. Po ashtu, u prangos një tjetër grua për ushtrim prostitucioni, si dhe u proceduan penalisht dy shtetase. Gjatë kontrolleve të ushtuara nga policia, u sekuestruan dy automjete, dy aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi zyrtar: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Red light”, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shfrytëzonte disa shtetase për prostitucion, në lokalin e saj, arrestohet 52-vjeçarja.

Arrestohet gjithashtu një shtetase tjetër për ushtrim prostitucioni si dhe procedohen penalisht 2 të tjera.

Sekuestrohen 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, ndjekur me metoda speciale të hetimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Red light”.

Në kuadër të këtij operacioni:

– u arrestua shtetasja L. S., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit”, dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

– u arrestua shtetasja M. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”;

– u proceduan penalisht shtetaset O. B., 34 vjeçe, dhe M. Dh., 19 vjeçe.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja L. S., ka në menaxhim një lokal në rrugën “Kastriotët”, në të cilin mbante shtetaset M. B., O. B., dhe M. Dh., dhe i shfrytëzonte për prostitucion, me klientë të ndryshëm të lokalit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.