Aktualitet Bota

Drejt fundit gara për Shtëpinë e Bardhë/Trump: Zoti më kurseu për një motiv!

Nuk priten më surpriza, Donald Trump duket se do të jetë presidenti i 47-të i Amerikës. Nga numërimi zyrtar ka 267 nga 270 vota elektorale që e konfirmojnë fitues ndërsa rivalja demokrate Kamala Harris, 224. Republikani nuk humbi kohë dhe nga Palm Beach, i rrethuar nga e gjithë familja, deklaroi:

Unë jam presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Kjo është një fitore madhështore që do të na lejojë ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe. Kjo është një lëvizje e pa parë, kjo është lëvizja më e madhe në histori. Dikush më tha se Zoti më kurseu për një arsye. Dhe tani do të përfundojmë misionin: Unë do t’i mbaj premtimet e mia. Unë dua t’ju falënderoj!

Me këto fjalë, Donald Trump iu referua dy përpjekjeve në pak muaj, për ta vrarë.

Kjo fushatë ishte historike. Ne jemi partia e kuptimit “të shëndoshë”, ne duam sigurinë kufitare.Unë nuk do të filloj luftëra, por do t’i ndaloj.

Për Donald Trump-in, kjo do të jetë “epoka e artë” e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kandidati republikan nuk u mjaftua vetëm me falënderimin e mbështetësve të tij, për “lëvizjen më të madhe politike të të gjitha kohërave”. Ish-presidenti republikan shtoi:

Ne do të ndihmojmë vendin tonë që të shërohet. Shtetet e Bashkuara kanë dëshpërimisht nevojë për ndihmë. Ne do të rregullojmë kufirin, do të rregullojmë gjithçka.

Donald Trump ftoi në skenë edhe atë që do të jetë numri dy i Shtëpisë së Bardhë, zv.presidentin e ardhshëm republikan, J.D Vance, i cili u shpreh:

Ky ishte rikthimi më i madh në historinë amerikane.

Pak histori: 

Nga koha e Grover Cleveland-it, në vitin 1892, Donald Trump pritet të jetë presidenti i parë me dy mandate jo të njëpasnjëshme dhe i dyti në histori. Për herë të parë u zgjodh president më 2016-ën dhe u zotua për ta bërë Amerikën përsëri të madhe.

Tani që rezultati është edhe më i qartë, po shtohet numri i liderëve botërorë që i përcjellin Trump-it mesazhe urimi për fitoren në zgjedhje, mes tyre kryeministri Edi Rama e presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.