I ftuari i parë gjatë ditës së djeshme në Top Albania Radio, në emisionin Pardon My French, ishte regjisori i serialit H.O.T, Bjordi Mezini. Bjordi e nisi intervistën duke folur fillimisht për sezonin e dytë të serialit H.O.T.
Ka qënë një periudhë shumë e ngarkuar për mua me xhirimet e sezonit të dytë të serialit H.O.T, i cili nisi këtë të dielë në Top Channel. Menjëherë pas daljes time nga Big Brother Vip 2, kam filluar punën për serialin. Ka pasur edhe raste kur jam nervozuar sepse kemi xhiruar në mënyrë intensive.
Si ka qënë feedbacku i parë nga publiku?
Do të thoja mjaft pozitiv. Episodi i parë mori 100 mijë klikime ditën e parë në youtube dhe 200 mijë klikme në dy ditë. Ermali më mori në telefon dje, edhe ai ishte shumë i lumtur.
Cilat janë disa nga ndryshimet që presim në këtë sezon të ri?
Ndryshojnë aktorët, ndryshon dhe atmosfera në këtë sezon të ri. Disa nga aktorët e rinj që do të jenë pjesë të sezonit të dytë janë: Zamira Kita, Albana Perhati dhe Florian Agalliu. Në ndryshim nga sezoni i parë që ishte më tepër komedi romantike, në këtë sezon të dytë do të kemi më shumë dramë. Pra, do të jetë më dramatik ky sezon le të themi.